Kakavijë, sekuestrohen 11 kg kokainë

27/10/2013 21:20

Policia e Gjirokastrës zbuloi dhe sekuestroi 11 kg kokainë, me një vlerë rreth 500 mijë euro.

Droga u bllokuan në Kakavijë, ndërsa policia arrestoi transportuesin e saj, bëri të ditur Ministria e Brendshme.

“Kokaina u zbulua në pjesën e brendshme të një makine “Volksëagen”, me targa greke, që drejtohej nga Besmir Pasia, 27 vjeç, nga Burreli dhe që jetonte në Athinë.

Autoritetet thanë se destinacioni i drogës ishte Greqia. Çështja dhe provat materiale iu kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës për hetime të mëtejshme.

Kjo është hera e parë, që zbulohet një sasi kaq e madhe droge në një pikë kufitare, thanë burime të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA