Irani, pjesëmarrës në bisedimet për Sirinë?!

27/10/2013 10:10

Irani do të marrë pjesë në një konferencë me synim zgjidhjen e konfliktit sirian, nëse do të marrë një ftesë për pjesëmarrje, informoi të dielën Televizioni Shtetëror Iranian.

“Irani do të bëjë më të mirën për të kontribuar në zgjidhjen e krizës dhe nisjen e dialogut midis palëve ndërluftuese në Siri”, citoi “IRNA” ministrin e Jashtëm Javad Zarif.

Sipas deklaratës, “ndihma e Teheranit mund të jetë thelbësore në gjetjen e një zgjidhje politike që t’i japë fund luftës civile Siri në konferencën e paqes që do të mbahet në Gjenevë më vonë gjatë vitit”.

Dëshira e Iranit për të qenë pjesë e zgjidhjes politike në Siri kontribuon për të ndërlikuar edhe më shumë situatën gjeopolitike në sfondin e luftës që zgjat prej 30 muajsh dhe i ka marrë jetën mbi 110 mijë sirianëve.

Irani konsiderohet si aleati më i madh i regjimit të Bashar al-Assad dhe lejimi i pjesëmarrjes së Teheranit në këto bisedime paqeje do të përbënte garancinë e një mbështetje të fortë të regjimit në bisedimet e paqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA