Gjeorgji, rezultatet, fitues MargveIashvili

27/10/2013 18:50

Rezultatet papraprake të zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji tregojnë fitues Georgi Margvelashvilin, aleatin e kryeministrit.

Sipas këtyre rezultateve, 44-vjeçari ka marrë rreth 66-68% të votave. Rivali i tij më i afërt në këtë garë, ku morën pjesë 23 kandidatë, David Bakrace, i partisë “Lëvizja e Bashkimit Kombëtar” e Mikail Shakashvilit, mori 20,2%.

Sondazhet janë kryer nga organizata europiane GFK, për llogari të televisionit privat gjeorgjian “Rustavi2” dhe nga ACT, një grup gjeorgjian i opinionit publik.

Zgjedhjet shënojnë fundin e një dekade në krye të vendit, të presidentit pro-perëndimor Mikail Sakashvili, të cilit i ndalohet të kandidojë për një mandat të tretë.

Ndërsa Gjeorgjia po shkon drejt një demokracie parlamentare, do të ketë ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë pushtetin presidencial.

Margvelashvili, filozof dhe ish-ministër i Arsimit, është pjesëtar i koalicionit “Ëndrra gjeorgjiane” e kryeministrit të Gjeorgjisë.

Bidzina Ivanishvili pritet të japë dorëheqjen, duke thënë se qëllimet e tij u arritën. Ai i cilësoi zgjedhjet e së dielës në Gjeorgji si të parat e një stili europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA