Brooklyn, masakrohet nëna dhe 4 fëmijët e saj

27/10/2013 19:10

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në Bruklin, Nju Jork, ku një nënë 37-vjeçare dhe katër fëmijët e saj, nga 1 në 9 vjeç, u gjetën të masakruar me thika dhe të pajetë në shtëpinë e tyre.

I dyshuari, një 25-vjeçar, është një kushëri i fëmijëve dhe vuante nga problemet mendore.

Ai u arrestua në apartamentin ku jetonte me viktimat, në të cilin u krye edhe krimi, mbrëmjen e së shtunës.

Ende nuk është e qartë se si ka ndodhur ngjarja. Siç shkruan gazeta “Nju Jork Post” babai i fëmijëve mbërriti në shtëpi shumë vonë dhe mundi të ndalojë agresorin, ndërsa e ëma e këtij të fundit, e cila banonte në të njëjtin apartament, i telefonoi policisë.

Kur agjentët e policisë mbërritën në vendngjarje, vrasësi ishte i mbuluar i tëri në gjak. Tre prej fëmijëve u shpallën të vdekur, ndërsa e ëma dhe djali 5-vjeçar u çuan në spital, por aty ndërruan jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA