Vijojnë sulmet në Iran, forcat izraelite rrëzojnë aeroplanin e parë iranian mbi Teheran
Televizioni shtetëror sirian njoftoi të premten se kreu i një grupi të fuqishëm kryengritësish i lidhur me Al-Kaedën është vrarë në perëndim të vendit, pretendim ky që nëse konfirmohet do të ishte një humbje e madhe për rebelet në Siri.
Sidoqoftë, menjëherë pas lajmit nisën të mbërrinin njoftime kontradiktore. Televizioni shtetëror nuk dha detaje përveç pohimit se kreu i fraksionit Xhabat Al Nusra, Abu Mohamad al-Golani, u vra në provincën bregdetare të Latakias dhe në mbrëmje e hoqi lajmin nga faqja e internetit pa shpjegime.
Lëvizja e njohur si Fronti al Nusra figuron në listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit, por ajo është shfaqur ndërkohë si një ndër më efektivet mes grupeve kryengritëse që po luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.
Top Channel