Siri, shpërthim në xhami, 40 viktima

26/10/2013 04:00

Të paktën 40 persona, përfshi fëmijë, janë raportuar të vdekur pas shpërthimit të një autobombe në Siri, jashtë një xhamie në një provincë të Damaskut.

Shpërthimi, në rajonin Suq Ëadi Barada, ndodhi vetëm pak para përfundimit të lutjeve të së premtes dhe rrëzoi edhe portën hyrëse të xhamisë.

Si qeveria edhe rebelët fajësuan njëri-tjetrin për shpërthimin e ndodhur.

Ndërkohë, Norvegjia ka refuzuar një kërkesë për të ndihmuar në çmontimin e arsenalit të armëve krimike të Sirisë, të bërë nga OKB-ja, që ka vendosur një afat përfundimtar deri në mesin e vitit 2014 për shkatërrimin e armëve.

Suedia është ofruar të japë ndihmë në lidhje me një njësi të forcave ajrore, që do të transportojë armët, por Norvegjia, të cilës i ishte kërkuar të ndihmonte në shkatërrimin e armëve, bëri të ditur se “nuk ishte vendi më i përshtatshëm” për të punuar.

Të paktën 3 fëmijë ishin mes viktimave dhe dhjetra të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit të autobombës, të premten, ka njoftuar grupi i aktivistëve me bazë në Britani, “Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut”.

Ndërkohë që Suq Ëadi Barada ndodhej nën kontrollin e opozitës, forcat qeveritare ndodheshin diku jashtë rrethinës. Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, tha se një prej viktimave ishte në moshën 7-vjeçare. Sipas saj, forcat opozitare janë fajtore të sulmit, duke deklaruar se bomba shpërtheu teksa “terroristët ishin duke e përgatitur atë”. Ndërsa liderët e rebelëve u kundërpërgjigjën me akuza të ndërsjellta.

Shpërthimet e bombave janë bërë të zakonshme gjatë konfliktit disa vjeçar në Siri tashmë. Në fillim të kësaj jave, një bombë e vendosur në një kamion vrau të paktën 30 vetë në qytetin qendror të Hama-s, duke plagosur edhe dhjetra të tjerë.

Sipas OSDNj, shifrat e konfliktit mbi 31 mujorsh kanë shkuar në mbi 115 mijë njerëz të vrarë, ndërkohë që më shumë se 5 milionë janë zhvendosur brenda Sirisë. 2 milionë të tjerë janë larguar nga vendi si refugjatë, sipas UNHCR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA