Shkodër, homazhe për 5 adoleshentët

26/10/2013 00:00

Pesë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur katër ditë më parë në Shkodër janë përkujtuar mbrëmë nga banorë të këtij qyteti, shokë shkolle, miq e të afërm.

Me qindra qirinj janë ndezur në sheshin parnë shkollës së mesme “28 Nëntori”, ku ishin nxënës tre prej viktimave.

Ndezja e qirinjve dhe vendosja e buqetave me lule në kujtim të të rinjve ishte një formë lutjeje dhe respekti për shpirtrat e tyre nga qytetarët e Shkodrës.

Me heshtje dhe me lotë në sy shokët e viktimave përcollën mesazhin e përjetësisë në zemrat e tyre për pesë shokët që humbën jetën.

Pesë adoleshentët Ledio Pirani, Orlend Mreca, Raelv Duli, Xheni Anamali dhe Osman Merahja, të gjithë të moshës 17-18 vjeç, humbën jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor në afërsi të Shkodrës.

Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një maune, drejtuesit të të cilës iu dha pak ditë më parë nga gjykata e Shkodrës masa e sigurisë “arrest me burg”.

Një nga shkaqet e aksidentit, sipas autoriteteve, ka qenë edhe mungesa e sinjalistikës në atë që konsiderohet si kryqëzimi i vdekjes. Këtu drejtuesit e mjeteve e vetërregullojnë lëvizjen, por në mungesë të ndriçimit ky veprim shpesh herë ka pasoja fatale. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta