Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Gjermania dhe Brazili po punojnë për një projektrezolutë të Asamblesë së
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të garantonte privacinë në
komunikimeve elektronike.
Diplomatët e OKB-së të angazhuar me këto përpjekje tregojne se koleget gjermanë e brazilianë u takuan me homologë nga Evropa dhe Amerika Latine për të diskutuar draftin dokumentin. Veprimi i tyre pason një sërë njoftimesh për përgjime të mundshme të udhëheqësve të huaj dhe personave të tjerë nga Shtetet e Bashkuara, që ka befasuar dhe zemëruar aleatët.
Projektrezoluta bën thirrje për te perfshire në Konventën Ndërkombëtare te te drejtave civile e politike edhe aktivitetet në internet, pa permendur megjithate Shtetet e Bashkuara. Gjermania ka shprehur indinjatën për përgjimin e celularit të kancelares Angela Merkel.
Presidentja braziliane Dima Rousseff anuloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar pas njoftimeve se NSA-ja kishte degjuar edhe komunikimet e zyrës së saj. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk do të ishte detyruese, por konsiderohet si një shprehje tjetër e indinjatës ndaj skandalit te përgjimeve amerikane.
Berlini pergatitet te dergoje ne ëashington kreret e tij te inteligjences per t’i dhene nje shtyse hetimeve mbi pretendimet e pergjimit te Merkelit. Lideret e sherbimeve sekrete te brendshme dhe te jashtme te vendit do te zhvillojne bisedime ne Shtepine e Bardhe dhe ne Agjensine e Sigurise Kombetare.
Ne samitin e Brukselit, Gjermania dhe Franca e bene te qarte se duan vulosjen e nje marreveshjeje kunder pergjimeve me Shtetet e Bashkuara brenda fundit te vitit. Udheheheqesit e Bashkimit Europian paralajmeruan njezeri se mungesa e besimit mes aleateve, mund te cenoje luften kunder terrorizmit.
Top Channel