Lufta për ushqim e dy “grabitqarëve”
26/10/2013 00:00
Një surprizë e pakëndëshme i hoqi nga dora peshkun e zënë në det një peshkatari, teksa ky i fundit ishte duke pozuar para aparatit për të dokumentuar triumfin e tij.
Në një video që qarkullon në internet shihen dy peshkatarë amerikanë të cilët të lumtur për peshkimin e mbarë, vendosin të shkrepin disa foto duke mbajtur shkujdesur peshqit në duar.
Në një moment, një luan deti kërcen fluturimthi mbi varkë, kap njërin peshk dhe rikthehet sërish në ujë. Gjithcka ka ndodhur në fraksione sekondash, aq sa peshkatarëve iu desh pak kohë për të kuptuar se ç’kishte ndodhur vërtetë.
Top Channel