Koshtunica: Me zgjedhjet e 3 nëntorit i themi lamtumirë Kosovës

26/10/2013 00:00

Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar se zgjedhjet lokale në Kosovë janë të
rreme, antikushtetuese dhe antishtetërore në të cilat, siç ka thënë ai,
“pushteti heqë dorë nga një pjesë e shtetit”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë ka ftuar serbët në Kosovë që mos të dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Ne sot i ftojmë bashkëkombësit tonë në Kosovë që me vendosmëri dhe të bashkuar të tregojnë që janë qytetar të Serbisë dhe se për ata nuk ekzistojnë zgjedhje të ndara”, ka thënë ai.

Sipas tij, “pushteti aktual po tenton të mashtroj popullin serb në Kosovë se si do ta fitojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por harron të tregoj se ku ndodhet ai Asociacion dhe se a do të formohet në bazë të ligjeve serbe apo ligjeve separatiste”.

Top Channel