Kolumbi, arrestohet nëna, shiste virgjërinë e të miturave

26/10/2013 01:50

Një nënë e 14 fëmijëve në Kolumbi u përpoq, sipas policisë, të shtynte vajzat e saj drejt “ferrit”, duke shitur virgjërinë e tyre për disa qindra dollarë.

Margarita de Jesus Zapata Moreno, 45 vjeçe, u arrestua këtë javë, së bashku me një kontraktor 51-vjeçar, për të cilin policia beson se ka shkuar me një nga vajzat e mitura të saj.

Ajo nisi ta qante në momentin kur doli përpara kamerave, pasi u arrestua në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë. Policia Metropolitane e Bogotës ka deklaruar se Zapata shiti virgjërinë e 12 vajzave të saj te disa burra të vjetër në moshë, të cilët kërkonin të kryenin marrëdhënie seksuale me vajza të reja e të virgjëra.

Autoritetet thonë se e dyshuara përpiqej t’i shiste vajzat e saj drejt burrave të huaj sapo ato arrinin moshën 12-vjeçare. Ajo akuzohet se kërkonte rreth 300 mijë apo 400 mijë pesos kolumbianë (160-212 dollarë) për secilën prej virgjëreshave.

Por, Zapata mohon me forcë akuzën. Autoritetet kolumbiane shpesh herë i shfaqin të dyshuarit e profilit të lartë në media, pasi i vënë nën arrest. Kur Zapata doli para kamerave, të mërkurën, një nga reporterët i bëri një pyetje: “Mos vallë i prostituoje vajzat e tua?”. Ndërsa përgjigja e saj ishte: “Jo, i dashur”.

Policia kolumbiane bëri të ditur se ata kishin mësuar rreth këtij rasti abuzimi, sepse një nga viktimat e këtij krimi u larguan më herët se të kryhej pagesa. Autoritetet thonë se një nga vajzat e së dyshuarës, e cila po detyrohej të prostituonte, lindi një djalë kur ishte vetëm 14 vjeçe. Ajo kishte refuzuar urdhrin e së ëmës për të abortuar.

Kolonel Carlos Melendez, një zëdhënës i Policisë Metropolitane të Bogotës, tha për “Caracol TV” se vajza e re i kishte përshkruar hetuesve “ferrin” në të cilin kishte jetuar, gjatë kohës që ishte ende një minorene, faktin që ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me burra shumë më të vjetër në dhomën e saj, si dhe jetën mes abuzimeve dhe neglizhencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA