Kinë, gazetari “pohon” manipulimet

26/10/2013 00:00

Edhe pse gazeta e tij i kishte nxjerrë në faqe të parë apelet për lirimin e menjëhershëm të Cen Jongzhu, reporteri i burgosur kinez pranoi në televizionin shtetëror gabimet në punën e tij.

“Jam i gatshëm të marr përsipër fajin e të tregoj pendim”, tha gazetari i prangosur për shkak të pretendimeve se kishte hedhur baltë mbi një firmë shtetërore në artikujt e vetë që ekspozonin raste flagrante korrupsioni.

Sipas medias vendase, Jongzhu e pohon se i ka sajuar të gjitha këto histori në këmbim të parave. Megjithatë, disa të dyshuar të profilit të lartë në Kinë kanë bërë së fundmi rrëfime publike.

Ndonëse është e pamundur të vërtetohet nëse ato kanë qenë të detyruara, ekspertët mendojnë se këta njerëz detyrohen të dalin në televizion e të fajësojnë vetveten përmes dhunës fizike apo psikologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB