J.P. Morgan ka arritur një marrëveshje prej 5,1 miliardë dollarësh me Agjencinë Federale të Financimit të Brendshëm (FHFA), pas akuzave se ka mashtruar gjigantët e kredidhënies “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”, gjatë “boom”-it financiar të vendit.
Një marrëveshje e ndarë nga kjo, këtë herë me Departamentin amerikan të Drejtësisë, pritet të njoftohet së shpejti.
“Ky është një hap përpara për të adresuar çështjet e lidhura me borxhet e papaguara”, njoftoi FHFA në një deklaratë. Kjo është marrëveshja më e madhe e arritur ndonjëherë me një bankë amerikane.
Në deklaratën e saj, J.P. Morgan tha se marrëveshja zgjidh çështjen madhore ndaj firmave, lidhur me mbështetjen dhe sigurinë e letrave me vlerë.
Banka shtoi se marrëveshja lidhet me “rreth 33,8 miliardë dollarë letra me vlerë të blera nga Fannie Mae dhe Freddie Mac nga J.P. Morgan, për Bear Stearns dhe Washington Mutual”, nga viti 2005-2007.
J.P. Morgan bleu “Bear Stearns” dhe “Washington Mutual” në pikun e krizës financiare të viteve 2008-09, si dhe u përpoq të argumentonte se nuk do të ndëshkohej për gabimet e bëra përpara këtyre marrëveshjeve.
Si pjesë e marrëveshjes me FHFA, banka do të paguajë 4 miliardë dollarë për “Fannie Mae” dhe “Freddie Mac”, për të zgjidhur problemin e shkeljes së ligjeve amerikane të letrave me vlerë.
Top Channel