Jashtë pune faqja e NSA-së

26/10/2013 00:00

Për disa orë me radhë, faqja zyrtare në internet e NSA-së, agjencisë amerikane të inteligjencës, që sipas dokumenteve të skandalit “Datagate” është në gjendje të përgjojë komunikimin në të gjithë botën doli jashtë funksionit.

Vetë agjencia njoftoi se bëhej fjalë për një problem teknik, duke hedhur poshtë munësinë e një sulmi të piratëve informatikë.

“Nsa.gov u mbyll për disa orë për shkak të një problemi teknik të shfaqur gjatë përditësimit të programeve. Lajmi i përhapur për një sulm DDoS, nuk është i vërtetë”, thuhet në njoftimin e NSA-së.

Sulmet DDoS (disributed denial of service) janë zakonisht sulme që ndërmerren nga piratët informatikë që mbingarkojnë trafikun e një faqeje duke e rrëzuar atë.

Wall Street Journal shkruan se sulmet janë marrë përsipër nga grupi i piratëve informatikë të quajtur “Anonymous”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB