Iran, varen 16 “rebelë”

26/10/2013 00:00

Irani njoftoi ekzekutimin e 16 “rebelëve” të cilët sipas tij janë të lidhur me sulmet e natës së shkuar në lindje të vendit ku gjetën vdekjen 14 roje kufitare.

Sulmet ndodhën në veri-lindje të rajonit të Saravanit në kufi me Pakistanin. Autoritetet iraniane fajësuan për këto sulme “grupe armiqësore”. Ministri i Brendshëm dhe ligjvënës vendas folën për “aktivitet që synon të rrëzojë revolucionin”.

“16 rebelë të lidhur me grupet armiqësore të regjimit u varën këtë mëngjes në burgun e Zahedanit si përgjigje ndaj vdekjes së rojeve të kufirit në Saravan”, deklaroi për agjencinë e lajmeve shtetërore FARS, kryeprokurori i provincës Sistan Baluchistan, Mohammad Marzieh.

Ka raportime se përgjegjësia e sulmeve ndaj rojeve kufitare është marrë nga një grup i quajtur Al-Adl, ndërkohë që grupi i armatosur sunit, Jundullah vitet e fundit ka ndërmarrë një seri sulmesh kundër strukturave shtetërore, të cilat i akuzon për diskriminim të pakicës sunite nga shumica shiite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB