Në Gjermani e kanë marrë seriozisht, dhe jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe sa i përket seksualitetit.
“Të bësh dashuri” është emisioni më i ri që do të transmetohet nga 3 nëntori, mbrëmjeve vonë, në televizionin publik MDR. Pesë seri televizive, në qendër të së cilave janë një çift të rinjsh, të cilët do të ndjekin këshillat e seksologes Ann-Marlene Henning.
Qëllimi i programit? Të arrish kënaqësitë seksuale në mënyrat më të mira të mundshme, duke mbetur gjithnjë të kujdesshëm sa i përket përdorimit të prezervativëve.
Henning, që ndër të tjera është edhe autore e librit “best seller”, “Të bësh dashuri, një manual i edukimit seksual”, do të shpjegojë në praktikë por edhe teorikisht, se çfarë duhet të bëjë mashkulli, për ta bërë partneren e tij të arrijë orgazmën…
Top Channel