Fotot e ndaluara nga Koreja e Veriut

26/10/2013 00:00

Koreja e Veriut është vendi më i izoluar në botë. Gjithcka që hyn apo del nga kufijtë e tij, kontrollohet imtësisht, deri në detajet.

Këtij rregulli nuk i përjashtohen as fotot e shkrepura në brendësi të territoriti koreano-verior. Reporteri Johan Nylander shoqëroi me aparatin e tij një garë çiklistike nga Kina në Korëne e Veriut, ndërsa të paktat hyrje të huaja në vendin komunist.

Ai regjistroi imazhe nga jeta e përditëshme e koreano-veriorëve, por në dalje pjesa më e madhe e fotove të shkrepura iu fshinë prej aparatit nga një roje kufitare. Megjithatë, Nylander me ndihmën e një specialisti IT mundi t’i rikthejë fotot, disa prej të cilave janë më poshtë.

        Johan Nyland dhe shoqeruesi i udhetimit te tij ne Korene e Veriut

Top Channel