Dibër, vetëdigjet 65-vjeçari, vuante nga depresioni
26/10/2013 00:00
Tenton vetëvrasjen në gjendje depresive një 65-vjeçar dibran. Burimet
policore lokale bëjnë të ditur se Agim Fida, 65 vjeç, ka vendosur t’i
japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë, ku Fida është gjetur i përpirë nga flakët e shkaktuara vetë.
Të afërmit e tij kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat e kanë transportuar 65-vjeçarin drejt spitalit të Peshkopisë ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të para mësohet se Fida vuante nga depresioni dhe para se të kryente aktin e vetëdjegies, kishte konsumuar alkool.
Top Channel