Brazil, shkatërrohet banda e trafikimit njerëzor

26/10/2013 02:50

Policia në Brazil ka shkatërruar një bandë të trafikimit të njerëzve, që dërgonte prostituta në Angola dhe pjesë të tjera të Afrikës.

Pesë persona janë arrestuar, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të të paktën 10 të dyshuarve të tjerë, në zonën e Sao Paulos.

Rreth 90 femra dërgoheshin çdo vit nga banda në fjalë, për shfrytëzim seksual nga biznesmenë të pasur dhe politikanë, tha një zëdhënëse e policisë. Trafikuesit e femrave operonin në rrjetet e prostitucionit që prej vitit 2007.

Banda ka siguruar fitime prej rreth 45 milionë dollarësh përgjatë 6 viteve të fundit, bënë të ditur burime të Policisë Federale të Brazilit.

Femrat raportohen të kenë qenë të lidhura me një rrjet prostitucioni ekzistues, që operonte në zonën e Sao Paulos, apo të kenë punuar si modele dhe aktore televizive.

Atyre u premtoheshin shumë të mëdha parash, nga 10 mijë dollarë deri në 100 mijë dollarë në javë. Por, pagesat shpesh herë nuk materializoheshin.

Policia tha gjithashtu se gratë ishin detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale pa përdorur prezervativë. Sipas akuzave, atyre u ofrohej një kokteil i rremë drogash, për të luftuar kundër SIDA-s.

Gratë dërgoheshin zakonisht nga banda në Angola, një vend afrikan që ka lidhje të forta kulturore dhe biznesi me Brazilin, ku qëndronin për rreth 2 javë. Por, policia ka deklaruar se ato dërgoheshin edhe në Afrikën e Jugut apo disa vende të tjera në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA