Bankat islamike në Turqi

26/10/2013 00:00

Përdorimi i bankave islamike, apo banka me pjesemarrje sic quhen ndryshe, po gjen gjithmone e me shume shtrirje ne Turqi.

Statistikat tregojne se qe prej 2006-tes, sektori i ketyre bankave ne vend është rritur me 25 deri 30 përqind në vit. Në fillim të këtij viti ishin rreth 800 filiale me gjithsej katër banka islamike. tani, ky numer ka mberritur ne 900.

Disa prej tyre janë të rajonit të Gjirit Persik. Bankat me pjesëmarrje mbulojnë rreth pesë përqind të sektorit bankar turk. Për zëvendëskryeministrin Ali Babacan, kjo përqindje është përtej asaj që pritej.

“Bankat me pjesëmarrje duhet të zotëronin një pjesë më të madhe, për t’u mundësuar sa më shumë njerëzve këtu aksesin në financim. Në këtë mënyrë sektori financiar mund të bëhet më gjithëpërfshirës”, citohet Babacan nga gazeta ‘Hyrriyet’.

Keto lloj institucionesh financiare mbeshteten ne te drejten islame. Sipas Kuranit, interesat bankare janë të ndaluara – ato as duhet të kërkohen, as duhet të paguhen. Në këtë mënyrë bankat islamike nuk lejohet të japin kredi me interesa. Por ndarja e fitimeve është e lejuar. Bankat e zakonshme i mbledhin paratë me pagimin e interesave.

Përkundrazi, bankat me pjesëmarrje i mbledhin paratë në kuadër të një marrëveshjeje fitim/humbje. Banka me pjesëmarrje në këtë mënyrë nuk jep hua para, por i nxjerr fitimet e saj nga tregtia. Marrëdhënia me klientin është në këtë mënyrë e natyres tregtare.

Megjithate, fenomeni shkakton shqetesim per turqit laike, te cilet druhen se përmes intensifikimit të sistemit bankar mysliman, Turqia do të islamizohet akoma edhe me shume.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB