Arabia Saudite, protestë e grave

26/10/2013 00:00

Autoritetet e Arabisë Saudite deklaruan se të gjitha gratë që mund të dalin në protesta ditën e shtunë në vend për të kërkuar të drejtën e drejtimit të makinës, mund të përballen me “ndëshkime të papërcaktuara”.

Femrave nuk u lejohet drejtimi i automjeteve në Mbretërinë Saudite dhe shpesh ndëshkimet për këtë “krim” janë të rrepta. Që prej vitit 1990, gratë dhe organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë ngritur disa herë zërin për heqjen e këtij rregulli absurd.

Por pavarësisht paralajmërimit të Ministrit të Brendshëm, pritet që në protestë të marrin pjesë mijëra femra. Gjatë saj është menduar që ato njëkohësisht të drejtojnë automjete, duke shkelur “ligjin” masivisht.

Kjo është hera e tretë që organizohet një protestë e këtij lloji në Arabinë Saudite që prej vitit 1990. Gratë protestuese kërkojnë ose heqjen e ligjit që i ndalon ato të prekin timonin, ose dhënien e një shpjegimi se përse kjo nuk lejohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB