Vijojnë sulmet në Iran, forcat izraelite rrëzojnë aeroplanin e parë iranian mbi Teheran Italia perballet thuajse cdo dite me mberritje klandestinesh nga deti.
Autoritetet italiane nuk duan të përballen të vetme me këtë problem, por
më shumë se sa mbrojtja nga refugjatët nuk u arrit gjë tjetër në
samitin e BE.
Në takimin e nivelit te larte, ishte e pranishme dhe kryetarja e bashkise se lampeduzes, Giusi Nicolini, i cili mbajti edhe një fjalim. “E keni parë se si është gjendja. Ne presim që ju të ndryshoni diçka”, tha ajo.
Në ishullin e vogel arrijne përditë varka të mbushura plot me refugjatë dhe në fillim të muajit tetor disa qindra vetë humbën jetën. Qeveria italiane ndihet totalisht e pambështetur për çështjen e refugjatëve dhe kërkon nga vendet e tjera që të marrin një pjesë të klandestinëve.
“Ne kemi nevojë për një strategji evropiane “, tha kryeminsitri italian Enrico Letta, i cili e futi këtë çështje në axhendën e diskutimeve. Deri tani refugjatët mund të kërkojnë azil politik vetëm në vendin ku kanë hyrë në kufirin Europian. Në zhargonin e Brukselit ky rregull quhet Dublin-II. Refugjatët, të cilët kanë hyrë në Itali dhe më pas shkojnë në Gjermani, autoritetet gjermane kanë të drejtë t’i kthejnë mbrapsht. Letta nuk do të pranojë një situatë të tillë dhe pati edhe një farë mbështetjeje. Kancelari Austriak ëerner Faymann sugjeroi një kuotë, të cilën duhet ta marrë çdo vend. Kjo do të thotë se pavarësisht se ku hynë refugjatët, çdo vend i Bashkimit Europain të marrë një pjesë të tyrë, sipas fuqisë ekonomike dhe numrit të popullsisë.
Edhe presidentja lituaneze Dalia Grybauskaite, vendi i së cilës mban Presidencën e radhës në BE, e shikon problemin e refugjatëve, jo vetëm si një problem të Europës Jugore, por problem të të gjithë kontinentit te vjeter. Nga ana tjetër ajo shtoi: “Sot Europa nuk është gati të presë kaq shumë refugjatë, siç do të duhet të ishte.Pjesa më e madhe e vendeve anëtare janë të kenaqura që ka disa rregulla. Ata duan të marrin sa më pak refugjatë të jetë e mundur. Një grup pune deri në fund të vitit duhet të hartojë disa masa. Merkel kërkon që sistemi Dublin-II të mos hiqet dhe nuk harroi të theksojë se Gjermania në veçanti ka marrë shumë refugjatë se te tjeret.
Top Channel