Topi i ri i Serisë A dhe La Ligës

25/10/2013 00:00

Këtë fundjavë do të debutojë në kampionatin italian topi i ri Nike. Quhet Nike Incyte Hi-Vis dhe do të përdoret edhe në kampionatin anglez dhe atë spanjoll të futbollit.

Ky top ka ngjyra të ndezura që do të përmirësojnë shikueshmërinë e tij falë grafikës gjeometrike të re.

Nga ana tjetër, struktura me pesë shtresa përmirëson prekjen dhe kontrollin e tij, ndërsa elasticiteti i lartë bën që të rritet fuqia e goditjes dhe shpejtësia e topit gjë që mund të sjellë më shumë gola dhe spektakël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB