Tërmet në Japoni, tronditet Fukushima

25/10/2013 00:00

Një tërmet shumë i fuqishëm është regjistruar në lindje të ishullit Honshu, në japoni, duke bërë që të jepet menjëherë alarmi për tsunami në zonat bregdetare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat japoneze, sipas të cilave autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të personelit të impiantit bërthamor të Fukushimës.

Lëkundja sizmike, që u ndje në vendin aziatik në 02:10 me orën lokale, ose rreth 19:10 me orën tonë, kishte një fuqi prej 7.3 ballë, njoftojnë autoritetet lokale.

Sipas burimeve, ajo ka rënë rreth 290 kilometra në brigjet e Fukushimës dhe është ndjerë deri në Tokio, me një distancë prej 480 kilometrash.

Fuqia e lëkundjes, shtojnë më tej autoritetet, është llogaritur mes shkallës 6.8 deri në 7.3 ballë. Për momentin mediat japoneze nuk raportojnë për dëme.

Top Channel