Dy policë të Kosovës janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth mesnate në një kafeteri në Leposaviç, bëjnë të ditur burime të agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur kur policët kanë ndërhyrë pas një përleshjeje mes disa personave brenda këtij lokali.

Pas lëndimeve të marra, ata janë dërguar për trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky është incidenti i tetë gjatë këtij muaji dhe që autorët e dhunës nuk dihen.

Burimet më tej kanë shtuar se askush nuk është arrestuar, edhe pse dihet se Aleksandar Jevremoviç dhe Millan Popoviç, pjesëtar i xhandarmërisë serbe janë sulmuesit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Top Channel