Spektakël i Comos/ Një fitore me pesë gola ndaj Pizës dhe vendi i katërt, Liga e Kampionëve nuk është më një utopi
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i kërkoi Federatës Italiane të Futbollit “të gjejë kurajon dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme në mënyrë që futbolli italian të gjejë stimuj të rinj për t’u rritur”.
Prej kohësh Agnelli kërkon ndryshime, sidomos në shpërndarjen e të drejtave televizive dhe në sektorë të tjerë të politikave financiare të Serisë A.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë, presidenti i bardhezinjeve, gjatë takimit me aksionerët e vegjël të klubit nuk sulmoi federatën, por i shtriu dorën e bashkëpunimit.
“Sot kemi një futboll italian në vendnumëro dhe i paaftë që të rrisë të ardhurat e tij. Dëshirojmë të gjejmë forca të reja, stimuj të rinj, ide të reja për t’i ofruar futbollit italian kontributin për të cilin ka nevojë urgjente”, deklaroi Agnelli.
Presidenti i Juventusit pranoi se të ardhurat e klubit që ai drejton janë vazhdimisht në përmirësim e sipër, madje tha se “bardhezinjtë” aktualisht janë në top 10 klubet me të ardhura më të mëdha, por shtoi se duhen politika afatgjata.
“Juventusi mund të jetë konkurues në arenën ndërkombëtare si në lojë ashtu edhe nga ana financiare vetëm nëse lejohet që të shprehë plotësisht potencialin e tij”, deklaroi ai.
Agnelli njohu aksionerët edhe me kontratën e re 6-vjeçare që Juventusi nënshkroi me “Adidas”, ku do të përfitojë 190 milion euro në total, dyfishi i shumës që përfiton aktualisht me “Nike”.
Top Channel