Reforma e emigracionit

25/10/2013 00:00

Pas kapërcimit të krizës financiare dhe hapjes së Qeverisë, vemendja e
Presidentit amerikan Barak Obama është përqendruar tek reforma e
emigracionit. Ai u kërkoi ligjvenesve të veprojnë brenda vitit.

Në qershor Senati miratoi me 68 vota pro dhe 32 kunder, projektligjin e mbështetur nga Obama, por ai nuk mori mbështetjen në Dhomën e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner nuk përjashtoi mundësinë e venies së projekt/ligjit në rend të ditës në Dhomën e Perfaqësuesve. Ai e cilësoi reformën për emigracionin një temë të rendesishme qe duhet te merret ne shqyrtim dhe shprehu besimin se do te gjendet nje zgjidhje.Kur foli të enjten në Shtepine e Bardhe, Obama pranoi se ekzistojnë dallime te medha mes demokrateve dhe republikaneve.

Megjithate,sipas tij, reformat ne sistemin e emigracionit do te ndihmojne ne rritjen ekonomike do te ulin deficitin dhe do te forconin sigurine kombetare. Analistet politike jane te mendimit se me shumë gjasa do të aprovohet varianti i miratuar ne Senat.

Demokratet ne Dhomën e Perfaqesuesve paraqiten nje sugjerim që kombinonte variantin e Senatit me nje projektligj per masa me te forta për kontrollin e kufijve, te miratuar nga Dhoma gjate ketij viti. Ata kundershtojne idene e republikaneve për të hedhur në votë aspekte te ndryshme të reformës, si ligje me vete, edhe idene se 11 milione emigrante te paligjshem te kene mundesine te marrin shtetesine amerikane.

Presidenti Obama eshte shprehur i hapur për ide te reja, që do te rregullonin sistemin e emigracionit por edhe sugjerime per ndryshime dhe permiresime ne programin per kujdesin shendetesor. Projektligji i miratuar nga Senati, përveç mundësisë për të marrë shtetësinë, përfshin edhe dispozita për forcimin e kontrollit kufitar, shtimin e numrit të vizave për punonjës të kualifikuar dhe verifikimin elektronik të statusit ligjor të punonjësve.

Top Channel