Spektakël i Comos/ Një fitore me pesë gola ndaj Pizës dhe vendi i katërt, Liga e Kampionëve nuk është më një utopi
Pep Guardiola ka garantuar se objektivi i tij nuk është që Bayern Munchen të kthehet në një tjetër Barcelonë pasi futbolli dhe futbollistët gjermanë kanë një stil ndryshe.
“Ky klub ka fituar shumë tituj dhe nuk ka arsye të kopjojë të tjerët. Gjithashtu, mentaliteti, stili, ambienti, kultura dhe lojtarët gjermanë janë ndryshe nga Spanja”, theksoi tekniku katalanas.
Kur u pyet për idetë e reja që po fut në lojën e bavarezëve, Pep u përgjigj: “Bayerni është më i madh se idetë e mia. Unë thjesht duhet të ruaj nivelin e vitit të kaluar, kur pamë një skuadër të pathyeshme që luante jashtëzakonisht mirë. Një trajner duhet të kuptojë cilësitë e lojtarëve që ka në dispozicion dhe duhet t’i shfrytëzojë ato.”
Bayern Munchen kryeson renditjen në Bundesligë dhe gjithashtu kryeson grupin në Ligën e Kampioneve, por Guardiola nuk i vë rëndësi këtyre fakteve: “Në muajin tetor nuk mendoj të fitoj Champions, por të përmirësoj sa më shumë ekipin.”
Top Channel