Stadiumi legjendar i Realit të Madridit, “Santiago Bernabeu” mund të ndryshojë emër, duke u shndërruar në “Microsoft Arena”.
“El Confidencial” zbuloi ditën e premte se pronari i gjigantëve kibernetikë dhe një prej personave më të pasur të botës, Bill Gates, është duke negociuar me presidentin e madrilenëve, Florentino Perez, me qëllim që të shndërriohet në një sponsor zyrtar të spanjollëve.
Në të shkuarën, vetë Perez ka pranuar mundësinë e pranimit të një sponsori edhe për emrin e stadiumit, por marrëdhënia me “Microsoft” duket se ka ardhur duke u forcuar së fundmi, gjatë një bashkëpunimi për rinovimin teknologjik të stadiumit.
Megjithatë, nëse ky projekt do të jetësohet, atëherë “Santiago Bernabeu” do të pagëzohet në “Microsoft Arena” duke nisur nga viti 2016, pasi të ketë përfunduar projekti aktual i rikonstuksionit të impiantit.
Top Channel