Dashuria e nënës për fëmijën është e pakufijshme. Në studion e “Pasdite në Top Channel”, Vera Minga, Emanuela Zaimi dhe Aferdita Seitaj treguan vullnetin e jashtëzakonshëm për të ndihmuar të tjerët. Problemet e fëmijëve të tyre i kanë shndërruar në kauza të rëmdësishme për shoqërinë.

Poeti shqiptar fiton çmimin ndërkombëtar

Ai adhuron detin dhe i di përmendësh të gjitha poezitë e veta. Me poezinë “invito”, shkrimtari Dhimitër Pojanaku është vlerësuar mes më të mirëve në edicionin e 19-të të cmimeve botërore “Nosside”.

Në këtë konkurs të rëndësishëm ndërkombëtar merrnin pjesë mbi 300 poetë nga vende të ndryshme të botës. Pojanaku u vlerësua me medaljonin e Nosside.
Të gjesh mbështetje në “Facebook”

Nëse ju kërkoni ndihmë tek miqtë e “Facebook” , a janë të gatshëm të t’iu gjenden pranë?

Me sa duket po. Një nxënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndje i ofenduar nga një koment i shokut të klasës në rrjetin socil, i cili i thoshte se ti nuk ke asnjë shok.

I ndjerë keq nxënësi bëri një postim në “Facebook”, në një nga faqet ku ishte i antarësuar për të parë se sa e fortë ishte ajo miqësi.

50 makina mbërritën njëra pas tjetrës pranë shtëpisë së tij në një tubim në formë mbështetjeje.
Të mposhtësh dy herë kancerin

Një rekord në fushtata e bamirësisë i ndryshoi jetën një personi që vuante nga kanceri.

Melissa Smith, në moshën 22-vjeçare u diagnostikua me kancer, megjithëse ajo e fitoi njëherë betejën, 7 vjet më vonë ajo gjendej e paralizuar për shkak të kimioterapive të shumta.

Motra e saj, duke shpresuar të mbledhë të ardhura të nevojshme bën një njoftim në një faqe bamirësie për të kërkuar 50 mijë dollarë.

Ato u surprizuan kur të ardhurat ishin katër herë më shumë. Tashmë Melisa e fitoi për herë të dytë betejën me kancerin.

Top Channel