Kryeministri kosovar Hashim Thaçi kërkon zbatimin e strategjive në
luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit me qenie
njerëzore.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave dhe ekipit negociator për MSA-në Thaçi tha se kjo çështje është parakusht për liberalizimin e vizave. Kryeministri  tha se po rritet numri i marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e BE-së, Turqinë, Afganistnin. Sipas tij, duhen krijuar kushte më të mira për personat e riatdhesuar e veçanërisht ata me nevoja të veçanta shëndetësore të cilët kthehen në Kosovë.

“Në aspektin e rintegrimit duhet të krijojmë kushte sa më të mira për rintegrimin e personave të riatdhesuar posaçërisht me rastet e rënda me nevoja të veçanta shëndetësore por edhe me komunitetet që kanë nevojë për përkujdesje institucionale”, tha Thaçi.
 
Kryeministri kosovar kërkoi edhe bashkëpunim të plotë të Policisë kufitare, doganave dhe Agjencisë së Veterinsë dhe Ushqimit për menaxhim të integruar të kufirit. Ndërkohë të hënën me datë 28 edhe zyrtarisht nisin bisedimet për negocimin me MSA-në dhe sipas Thacit kjo duhet të jetë një motiv shtesë për të gjithë të punojnë më shumë.

Top Channel