Korea e Veriut riatdhesoi gjashtë koreanojugorë, në atë që u konsiderua një lëvizje e rrallë politike e një prej vendeve më të izoluara të botës.
Të riatdhesuarit, të gjithë meshkuj midis moshës 27 dhe 67-vjeçare u dorëzuan tek autoritetet koreanojugore në pikën kufitare të Panmunjomit.
Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, ashtu si rrethanat e kalimit të shtetasve në territorin e vendit komunist.
Të dy Koretë mbeten teknikisht në luftë pasi lufta e 1950-53 përfundoi me një armëpushim, por jo me një traktat paqeje.
Kalimi ilegal i kufirit përbën një vepër penale në Korenë e Veriut, i dënueshëm deri më vdekje.
Tensionet midis dy shteteve mbeten të larta gjatë këtij viti, pas provave të paautorizuara bërthamore të Penianit më parë gjatë vitit.
Top Channel