Epstein vizitoi rezidencën mbretërore me ftesë të Andrew, policia skoceze nis hetimet për Balmoral
Një gjykatë kineze ka refuzuar kërkesën për apelim nga politikani Bo Xilai, në lidhje me vendimin që e shpall fajtor atë dhe e dënon me burg të përjetshëm, i cili iu dha muajin e kaluar.
Agjencia e lajmeve Xinhua bën të ditur se Gjykata e Lartë Popullore e provincës Shandong refuzoi apelimin e Bo, në një vendim të dhënë në orët e para të së premtes.
Bo u shpall fajtor për ryshfet, përvetësim dhe abuzim me pushtetin, nga një gjykatë më e ulët në të njëjtën provincë, muajin e kaluar, si dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Ish-lider i Partisë Komuniste në Chongqing, Bo, u shkarkua nga posti që mbante në 2012-n, pas një skandali që rezultoi në dënimin e gruas së tij për vdekjen e një biznesmeni britanik.
Gjykata e lartë në Shandong, provinca ku u zhvillua gjyqi ndaj Bo, pranoi më herët apelimin e tij në fillim të këtij muaji. Forca të shumta sigurie u raportuan në afërsi të gjykatës, teksa pamjet treguan ngritje barrikadash përreth saj.
Bo Xilai, ish-shefi karizmatik i Partisë Komuniste në qytetin e Chongqing, në Kinën jug-perëndimore, ishte anëtar i Byrosë Politike në pushtet, një nga 25 zyrtarët më të lartë të partisë në vend.
Ai shihej si një kandidat i mundshëm për të arritur maja edhe më të larta, deri kur u godit nga ngjarjet e fundit, që e rrëzuan nga lavdia e madhe. Ky përbën rastin më të madh të goditjes politike, që ka prekur elitën qeverisëse të Kinës në dekadat e fundit.
Bo u shpall fajtor për marrje ryshfeti prej rreth 20 milionë yuan (3,3 milionë dollarë), personalisht ose përmes familjarëve të tij. Ai u akuzua gjithashtu për abuzim me postin e tyre, pasi u përpoq të shfrytëzonte pozicionin e tij për të mbuluar krimet e së shoqes.
Sipas korrespondentëve, ishte pothuajse e qartë se dënimi i Bo nuk do të kthehej mbrapsht, pasi gjykatat kontrollohen nga Partia Komuniste në pushtet, nga e cila Bo u përjashtua vitin e kaluar. Megjithatë, mbështetësit e Bo besojnë ende se ai është viktimë e një spastrimi politik.
Top Channel