Irani, një muaj larg bombës bërthamore

25/10/2013 15:50

Irani mund të ketë nevojë për vetëm një muaj për të prodhuar armë bërthamore, deklaroi Instituti i Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Uashington.

Raporti tronditës, publikuar këtë të premte, vjen në një moment në të cilin Teherani duket i hapur drejt bashkëpunimit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare të imponuara mbi vendin me 75 milionë banorë.

Megjithatë, Instituti specifikoi që armët do të ndërtoheshin në një muaj vetëm nëse Irani do të punonte instensivisht në këtë drejtim dhe se nëse do të procedohej me ritme normale për përmbushjen e këtij qëllimi, koha e nevojitur do të ishte rreth një vit.

Nga ana e tij, Teherani në mënyrë të përsëritur ka theksuar se zhvillimi i energjisë bërthamore në vend bëhet për arsye civile dhe jo ushtarake.

Gjatë Shtatorit, Irani kërkoi bisedime dhe presidenti Rouhani telefonoi vetë presidentin Obama për këtë çështje.

Megjithatë, Senati Amerikan po shqyrton mundësinë e thellimit të sanksioneve mbi Teheranin, si një mjet presioni për nënshkrimin e shpejtë të një marrëveshje që do të sanksionojë vendosjen e plotë të reaktorëve bërthamorë iranianë nën kontrollin ndërkombëtar.

Top Channel