Indi, Vettel dominon provat e lira

25/10/2013 00:00

Provat e lira të Cmimit të Madh të Indisë janë dominuar sërish nga Red Bulli. Sebastian Vettel dhe Mark Webber kanë lënë pas të gjithë pilotët e tjerë duke paralajmëruar për një tjetër garë nën shenjën e tyre.

Piloti gjerman, i cili me shumë mundësi do të shpallet kampion Bote për herë të katërt në Formulën 1, ndaloi kronometrin në 1’25’’722, duke lënë pas Webber, Grosjean (Lotus) dhe Hamilton (Mercedes).

Pasi zgjidhi problemin që kishte në sesionin e parë të provave të lira me kutinë e marsheve, Fernando Alonso (Ferrari) regjistroi kohën e pestë më të mirë, 7 të dhjetat pas Vettel.

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Indisë do të zhvillohen të shtunën në orën 10.30. Gara, të dielën në të njëjtën orë. Të dy këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB