Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Gjashtë shtetas rumunë dhe një shtetas shqiptar janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI për akuzën e mashtrimit nëpërmjet një skeme të sofistikuar të shitjeve të makinave dhe varkave në internet.
Gjashtë rumunët e identifikuar si Nicolae Popescu, Daniel Alexe, Dimitru Daniel Bosogioiu, Ovidiu Cristea dhe Dragomir Razvan, së bashku me shtetasin shqiptar të identifikuar si Fabjan Meme janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli që kërkon bashkëpunim për prangosjen e tyre.
Të shtatë shtetasit kishin ngritur një skemë mashtrimi duke përdorur faqe interneti të njohura në fushën e shit-blerjeve në internet, si eBay, Cars.com apo CycleTrader.com. Në profilet e hapura në këto faqe, ata tërhiqnin klientë duke u shitur makina apo varka që në të vërtetë nuk ekzistonin.
Për t’u bërë më të besueshëm për klientët ata përdorinin dokumente false, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi 3 milion dollarë.
Paratë transferoheshin kryesisht në bankat amerikane ku të dyshuarit kishin hapur nëpërmjet identiteteve të rreme disa llogari.
I dyshuari si koka e grupit, 32-vjeçari Popescu është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kibernetike. Në 2010 ai u arrestuar nga autoritetet rumune, por në mungesë të ngritjes së padisë ndaj tij brenda afateve ligjore, fitoi lirinë.
Rumania shihet si parajsa në Europën Lindore grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitete të paligjshme në internet duke mashtruar qindra persona.
Top Channel