F1, Vettel gjithmonë i pari

25/10/2013 00:00

Në sesionin e parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Indisë është sërish Sebastian Vettel ai që i vë të gjithë në radhë.

Gjermani i Red Bullit, i cili pritet të shpallet kampion në këtë garë, la pas shokun e tij të skuadrës, Mark Webber dhe gjermanin e Mercedes, Nico Rosberg.

Në vend të katërt Romain Grosjean me Lotus, ndërsa Lewis Hamilton (Mercedes) i pesti.

Fernando Alonso pati probleme me Ferrarin e tij. Spanjolli përfundoi në vendin e 12 duke realizuar vetëm 6 xhiro pasi u tërhoq për shkak të një problemi me kutinë e marsheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB