Eksploziv në xhami, burg përjetë ukrainasit

25/10/2013 21:30

Një student ukrainas u dënua me burgim të përjetshëm me të drejtë për të kërkuar lirimin pas të paktën 40 vitesh, për vrasjen e një 82-vjeçari si  dhe realizimin e planifikimin e shpërthimeve në disa xhami, motivuar nga urrejtja e tij racore e fetare.

Pavlo Lapshin goditi me thikë Mohammed Saleemin në Birmingham në 29 Prill 2013, pesë ditë pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe.

Përpara gjykatës, 25-vjeçari pranoi vrasjen dhe përgjegjësinë e vendosjes eksploziv pranë xhamive të tre qyteteve angleze.

Lapshyn, me banim në Dnipropetrovsk kishte mbërritur në Birmingam me një leje të përkohshme pune.

Ai u arrestua një javë pas një shpërthimi të ndodhur në një xhami në Tipton, ku ai kishte përgatitur një bombë artizanale të mbushur me gozhdë për të krijuar sa më shumë dëmtime.

Për fat të mirë, bomba e tij nuk shkaktoi viktima.

Top Channel