Në Bruksel është mbajtur raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Në këtë takim është vlerësuar pozitivisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe është vlerësuar se palët po i kryejnë mirë detyrimet zbatuese që dalin nga Marrëveshja e Brukselit”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Kosovës, të cilit i referohet “REL”.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila është kryesuese e delegacionit të Kosovës, ka kërkuar angazhim të shtuar të të gjitha palëve për një fushatë demokratike, në frymën e standardeve ndërkombëtare.

Gjithashtu, ajo ka kërkuar që të gjitha palët të kontribuojnë për evitimin e dukurive negative, që kanë të bëjnë me kërcënime të kandidatëve dhe punonjësve të KQZ-së, vijon njoftimi.

Top Channel