Ancelotti: Cristiano meriton Topin e Artë

25/10/2013 00:00

Carlo Ancelotti ka folur gjerë e gjatë për aktualitetin e Real Madrid në ‘El Larguero’ duke theksuar se “Di Maria i pëlqen më shumë se Ozil si karakter” dhe se ka ardhur koha që “Cristiano Ronaldo të fitojë sërish Topin e Artë”.

Ja temat e prekura nga trajneri italian në intervistë:

Iker Casillas – Ia kam shpjeguar situatën dhe nuk besoj se do të largohet në janar. Unë jam gjithmonë i gatshëm nëse Iker dëshiron të flasë me mua. Për një trajner, gjëja më e vështirë është të shpjegojë vendimet e tij. Ka shumë detaje të vogla që janë të vështira për t’u shpjeguar.

Largimi i Ozil – Ishte një vendim teknik. Preferova Di Marian për t’i dhënë më shumë ekuilibër ekipit. Ka më pak cilësi se Ozil, por më pëlqen më shumë si karakter. Di Maria e ndihmon më shumë ekipin.

Cristiano Ronaldo – Është një profesionist i madh brenda dhe jashtë fushës. Shumë serioz dhe motivon lojtarët e tjerë. Mendoj se duhet ta fitojë Topin e Artë sërish.

Ndeshja ndaj Barcelonës – Nuk do të futemi në fushë për të barazuar. Do të luajmë me guxim dhe personalitet. Asnjëherë nuk është mirë të luash për t’u mbrojtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB