Një 12-vjeçare vendosi t’i jepte fund jetës së saj, me dëshirën për t’u “ribashkuar me babain në parajsë”, raportoi të premten e përditshmja polake “Wiadomosci”
E mitura, Maria Kislo, u gjet e vetvarur nga e ëma Monika, që mbeti e llahtarisur kur pa vajzën e pajetë ndërsa hyri në dhomë për t’i dhënë puthjen e natës së mirë.
Pranë shtratit të saj, vajza kishte lënë një letër të shkurtër përpara vetvrasjes, në të cilën shkruante: “Mami, të lutem mos u mërzit. Më ka marrë shumë malli për babin dhe dua ta takoj sërish”.
Babai i saj Arek ndërroi jetë kur vajza ishte tetë vjeç, në vitin 2009, për shkak të një infarkti.
E ndjera, 12-vjeçarja Maria Kislo
E shkatërruar, 35-vjeçarja Monika, nga qyteti i Leshnos, tha për mediat: “Përpara pesë vitesh humba burrin dhe tani edhe vajzën time. Nuk e di a do të mund të ec përpara. Me siguri do t’i kisha ndjekur po të mos kisha edhe djalin e vogël”.
Arek, babai i se mitures, i ndare nga jeta pas nje infarkti ne vitin 2009
E përhumbur dhe pa fjalë për vetvrasjen, Monika shtoi në mes të dëshpërimit: “Nuk dukej e palumtur. Nuk dukej e palumtur. Nuk kishte probleme në shkollë dhe dukej mirë. Nuk e dija që i mungonte babai kaq shumë, asnjëherë nuk kishte folur për këtë”.
Vajza, ne nje shetitje me kale me babain e saj, pak muaj perpara vdekjes se tij
Historia tronditëse, njëkohësisht ngriti pikëpyetje për mënyrën se si duhet të trajtohet një fëmijë pas humbjes së një prej prindërve, për mënyrën se si duhet të ndihmohet për të kaluar këtë traume apo formën në të cilën mund të interpretojë i mituri në imagjinatën e tij jetën e përtejme.
Top Channel