Vidal: Do më pëlqente të luaja për Realin

24/10/2013 00:00

Kontrata që lidh Arturo Vidalin me Juventusin është rinovuar në muajin gusht dhe skadon në vitin 2018, por Reali mbetet Real dhe mesfushorit nga Kili i ka shpëtuar një frazë që lë vend për shumë diskutime pas humbjes së skuadrës së tij pikërisht ndaj Real Madrid.

Duke folur për emisionin radiofonik spanjoll ‘Onda Cero’, Vidal deklaroi: “Do të ishte bukur të luaja për Realin, të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen…”

Dihet që një klubi si Reali nuk i mungojnë paratë dhe në situata të tilla, presidenti i Juves e ka bërë të qartë si do të veprohet. Agnelli pati deklaruar në lidhje me Pogba: “Përballë ofertave të majme, nuk mund të kundërshtosh largimin e një lojtari. Kjo gjë vlen për të gjithë, jo vetëm për Pogba.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB