Tirana, shkarkohet trajneri Dede
24/10/2013 00:00
Humbja në ndeshjen e parë të raundit të parë eleminator të Kupës së Shqipërisë i ka kushtuar Nevil Dedes, i cili është shkarkuar nga posti i trajnerit të klubit bardheblu.
Shkaku i vendimit të donatorëve janë rezultatet e dobëta të marra nga skuadra e drejtuar prej tij në këto 8 javë të para të Superligës. Në vend të tij është emëruar ish-lojtari dhe ish-zëvendës/trajneri i bardhebluve, Alpin Gallo.
Nën drejtimin e Dedes skuadra e Tiranës ka pësuar 4 humbje, ka fituar 3 ndeshje, ka barazuar 1 dhe ndodhet në vendin e 7 me 10 pikë, 6 më pak se Skënderbeu kryesues.
Nevil Dede është trajneri i parë i shkarkuar këtë fillimsezoni dhe i dyti pas Armando Cungut që lë drejtimin e një skuadre të Superligës.
Top Channel