Portugali, rinisin hetimet për Madeleine

24/10/2013 15:35

Policia portugeze rihapi hetimin publik mbi zhdukjen e vogëlushes britanike Madeleine McCann nga një resort turistik në vitin 2007.

3-vjeçarja kishte udhëtuar me prindërit e saj për pushime në Praia da Luz në Algarve, kur u zhduk pa lënë gjurmë në Maj 2007.

Prokurori i Përgjithshëm i Portugalisë deklaroi se “ekzistojnë prova të reja që justifikojnë rihapjen e dosjes, së arkivuar në vitin 2008.

Prindërit e Madeleine deklaruan se shpresojnë që më në fund të marrin përgjigjet për të cilat kanë shumë kohë që presin.

Policia britanike vazhdon të mbajë të hapur që prej Majit 2011 një hetim në lidhje me zhdukjen e vogëlushes.

Nuk është bërë publike se cilat janë këto prova të reja që bënë policinë portugeze që të rihapë këtë çështje.

Hetimi i mëparshëm ishte kritikuar vazhdimisht si i paplotë nga familja e McCain.

Besohet se 3-vjeçarja u rrëmbye nga hoteli nga një person i panjohur dhe që prej atëherë, nuk ka pasur asnjë gjurmë nga vajza apo rrëmbyesi i mundshëm i saj.

Top Channel