Klubet franceze do të realizojë një grevë 1-javore në muajin Nëntor, për të kundërshtuar planet e qeverisë për rritjen e tatimit mbi fitimin për shumë prej futbollistëve.
Në bazë të planeve të presidentit Hollande, një taksë prej 75% të të ardhurave do të vendoset për të gjithë ata shtetas rezidentë që fitojmë më shumë se një milionë euro në vit.
Shumë prej futbollistëve të “Ligue 1” kanë paga më të larta se ky tavan dhe në mënyrë që klubet të mbeten konkurruese në tregun ndërkombëtar, duhet të dyfishojnë pagat në mënyrë që futbollistët të marrin të njëjtat rroga neto.
Në grevën e shpallur do të marrin pjesë të gjithë klubet e kategorisë së parë dhe të dytë franceze, të cilat nuk do të zbresin në fushë në javën në plan për t’u luajtur në datat 29 Nëntor-2 Dhjetor.
Paris SG, në pronësi të një grupi investitorësh nga Katari, do të ishte më i godituri nga kjo taksë e re, pasi Monaco, e financuar nga miliarderi Dmitry Rybolovlev përjashtohet nga taksat në Francë, duke qenë se është i regjistruar si klub i principatës sovrane me të njëjtën emër.
Tatimi mbi të ardhurat në Monaco dhe disa taksa shtesë janë disa herë më të ulta se ato në fuqi në Francë.
Top Channel