Kanceri i gjirit, një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë tek femrat

24/10/2013 00:00

Sipas statistikave, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë në të gjithë Botën duke u shndërruar në një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së femrave.

Organizata Botërore e Shëndetit sugjeron se femrat duhet të ndërgjegjësohen dhe të jenë të informuara për simptomat e para të këtij tumori. Së dyti, ato duhet të bëhen pjesë e programeve të ndryshme të ekzaminimit siç është mamografia.

Shanset për të pasur kancerin e gjirit janë 1 me 8, kurse raporti i vdekshmërisë është 1 në 36. Sipas statistikave të Shoqatës Amerikane të Kancerit për vitin 2013 në SHBA, ka 232.340 raste të reja të diagnostikuara.

Ndërkohë edhe në Shqipëri janë shtuar shumë rastet e diagnostikuara me tumorin e gjirit. Sipas të dhënave të publikuara në media, çdo vit evidentohen rreth 500 raste në institucionet publike dhe rreth 400 në privat.

Grupmoshat më të prekuara janë zonjat mbi të 50-tat, megjithatë janë vënë re edhe raste të të rejave që janë prekur nga kanceri i gjirit.

Top Channel