“Zgjedhjet e 3 nëntorit duhet të jenë të rregullta dhe të lira. Pa
manipulime. Përndryshe Kosova mund të vuajë pasoja nga më të ndryshmet”.

Ka qenë ky paralajmërimi i ambasadores amerikane në Prishtinë, Trace Ann Jacobson, e cila ka tërhequr edhe vërejtjen se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa kryer reformën zgjedhore do të ishte një gabim.

“Nëse reforma zgjedhore nuk kryhet së paku gjashtë muaj ose më shumë se përpara zgjedhjeve të përgjithshme, atëherë ka mundësi që BE-ja të mos i njohë rezultatet e tyre dhe ky do të ishte një problem i madh për Kosovën”, ka thënë Jacobson, e cituar nga “Koha Ditore”.

Ndërsa në lidhje me të ardhmen e misionit evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, ambasadorja ka dhënë këtë qëndrim: “Sa i përket rolit të tanishëm, ne e përkrahim atë. Ne kemi pjesëtarët tanë në këtë mision, ne i bashkërendojmë punët dhe kemi qëllimin e përbashkët për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë”.

“Sa i përket të ardhmes së EULEX-it, është e qartë se përderisa gjendja në Kosovë ka evoluar, edhe roli i EULEX-it duhet të evulojë”, ka thënë Jacobson.

Top Channel