F1, Vettel: Nuk ka rëndësi ku e fitoj titullin

24/10/2013 00:00

Sebastian Vettel theksoi se nuk ka rëndësi se ku e fiton titullin, por rëndësi ka të shpallet kampion në njërën nga garat që kanë mbetur deri në fund të kampionatit të Formulës 1.

“E di që kam mundësi të shpallem kampion që në garën e Indisë, por për mua e rëndësishme është që ta fitoj titullin dhe jo vendi ku e fitoj”, deklaroi gjermani i Red Bullit, i cili ka një avantazh prej 90 pikësh ndaj Fernando Alonsos së Ferrarit.

Tre herë kampionit të Botës i mjafton një vend i pestë për t’u shpallur për herë të katërt kampion dhe në një pistë ku ka fituar dy herë në dy gara të zhvilluara deri tani, kjo gjë ka shumë mundësi të ndodhë.

Në lidhje me mungesën e Cmimit të Madh të Indisë në kalendarin e vitit 2014, Vettel tha: “Më vjen keq që nuk do të vizitojmë më një vend ku njerëzit kanë një mënyrë jetese shumë të ndryshme nga europianët. Njerëz të tillë të ndihmojnë t’i shohësh gjërat në perspektivë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB