F1, Ecclestone: Vettel, më i miri i historisë

24/10/2013 00:00

Sebastian Vettel është shumë pranë fitimit të titullit të katërt kampion në Formulën 1 dhe një rekord i tillë e vendos gjermanin e Red Bullit mes pilotëve më të mirë të historisë së këtij sporti.

Ndërsa për pronarin e Formulës 1, Bernie Ecclestone, Vettel është që tani piloti më i mirë i historisë: “Nuk do e dimë kurrë se sa kampionate do të kishte fituar Ayrton Senna, por me shumë mundësi Sebastian Vettel është piloti më i mirë që kemi parë ndonjëherë.”

Ecclestone merr si shembuj Roger Federer dhe Muhammad Ali për të shpjeguar ato që ka arritur Vettel në Formulën 1: “Njerëzit ankohen pasi ai fiton gjithmonë. Është njësoj si me Federer apo Ali. Të gjithë presin me padurim atë që do mundë Vettelin.”

Ai shton se tifozët nuk e vlerësojnë karrierën e Vettel vetëm sepse po arrin sukseset me një skuderi të re dhe jo me një klasike si Ferrari: “Nëse Vettel do të kishte fituar 4 tituj me Ferrarin, është e sigurtë që njerëzit do të flisnin ndryshe për të.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB