F1, Alonso: Pak shanse për fitore

24/10/2013 00:00

Fernando Alonso mendon se në katër garat e mbetura deri në përfundimin e kampionatit të Formulës 1 ka shumë pak shpresa për fitore.

“Nuk mendoj se do të ndryshojnë shumë gjëra në garat e mbetura. Objektivi ynë është të ruajmë formën e garave të fundit dhe të marrim sa më shumë pikë në mënyrë që të fitojmë vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve. Uroj që të paktën këto gara të jenë emocionuese për publikun”, u shpreh spanjolli i Ferrarit.

Mediat sportive spanjolle e pyetën Alonson për marrëdhëniet me drejtuesit e skuderisë së Maranellos dhe dy herë kampioni i Botës deklaroi se e ndjen 100% besimin e ambientit ferrarist.

“E ndjej besimin e Ferrarit dhe jam i lumtur. Do të më pëlqente të fitoja një titull kampion ose të paktën të isha në gjendje të luftoja për titullin, por jam i dyti dhe nuk është pak”, tha Alonso.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB